APN “Adem Jashari” dezinfekton hapësirat e aeroportit
BKT
Ekonomi

APN “Adem Jashari” dezinfekton hapësirat e aeroportit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar sot dezinfektimin e hapësirave të Aeroportit, si dhe të automjeteve të shërbimeve operative.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroporit Ndërkombëtar, Valentina Gara, përmes një postimi në Facebook.

“ANP ‘Adem Jashari’ ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të Aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kosova tashmë ka marrë një sërë masash për parandalimin e koronavirusit, pasi që OBSH e ka shpallur si pandemi.

Deri në këto momente, nuk është raportuar për ndonjë të infektuar nga ky virus.


MË SHUME NGA Ekonomi