Thaqi kërkon nga punëtorët e KEK t`i respektojnë masat kundër koronavirusit
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaqi, i ka vizituar punëtorët e ndërmarrjes që e drejton dhe i ka udhëzuar për respektimin e masave për mbrojtje nga Koronavirusi.
“Besoj jeni te njoftuar me vendimet te cilat i kemi marr ne perputhje me kompetencat tona dhe duke u bazur ne vendimet e Qeverise se Republikes se Kosoves per masat e domosdoshme me qëllim të parandalimit nga virusit COVID-19 (Cornavirusit).
Duke qene se jemi Ndermarrje Publike me interes te larte nacional; duke pasur parasysh se e kemi barren dhe pergjegjesin e produktit jetik dhe me te rendesishem te shtetit; duke pasur parasysh se kemi numrin me te madh te punetoreve;
Kerkoj nga ju qe te respektoni me perpikeri te gjitha masat e ndermarra bazuar ne dy vendimet qe i kemi marr deri me tani e qe jane ne perputhje te plote me vendimet e Qeverise se Kosoves, shkruan AktivPress.
Po ashtu, sikurse ne cdo kohe qe jemi deshmuar, ju bej thirrje edhe tani te jemi ne krye te detyres per te permbushur misionin tone ne menyre qe te mos kemi krize ne prodhim te energjise elektrike.
Jam i bindur dhe i sigurt, sikurse qe mora edhe zotimet sot gjate dites kur se bashku me drejtoret e divizioneve vizituam te gjitha njesite prodhuese, qe bashkarisht do ja dalim me sukses dhe do e tejkalojme edhe kete situate.
Pa frike dhe pa panik.
Me kujdes maksimal dhe duke respektuar te gjitha udhezimet dhe rregullat e percaktuara, do te japim maksimumin per te miren e vendit, per shendetin tone dhe te familjeve.
Bashkarisht do e tejkalojme kete sfide dhe do ja dalim faqebardhe.
Uroj te keni shendet ju dhe familjet e juaja!“, ka thënë Thaqi.























