Nigeria do të ndihmojë bizneset me 136 milionë $ për shkak të Covid-19
BKT
Ekonomi

Nigeria do të ndihmojë bizneset me 136 milionë $ për shkak të Covid-19

Guvernatori i Bankës Qendrore të Nigerisë, Godwin Emefiele tha se familjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ofruesit e shërbimeve ajrore, hotelet, sektori shëndetësor do të përfitojnë nga fondet.

Banka Qendrore e Nigerisë ka paralajmëruar një lehtësim kredie në vlerë prej 136.6 milionë dollarë për bizneset e prekura nga pandemia e koronavirusit, raporton Anadolu Agency.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Nigerisë (CBN), Godwin Emefiele tha se familjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ofruesit e shërbimeve ajrore, hotelet, sektori shëndetësor do të përfitojnë nga fondet.

"CBN në këtë mënyrë krijon një strukturë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që janë goditur veçanërisht nga Covid-19", tha Emefiele në një konferencë për media.

Ai theksoi se pandemia ka "pasoja negative" për ekonomitë globale dhe nigeriane, përfshirë furnizimet e naftës së papërpunuar, stokun, aktivitetet sportive, tregjet financiare, argëtimin dhe industrinë e mikpritjes.

Ndërhyrjet tjera të njoftuara nga banka përfshijnë uljen e normave të interesit për kredinë nga 9 për qind në 5 për qind në mënyrë retroaktive deri më 1 mars.

Nigeria ka regjistruar dy raste të virusit të njohur si Covid-19, përfshirë një rast të një biznesmeni italian.

Por, qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjes paralajmëroi të hënën kundër të qenurit të vetëkënaqshëm.

Më tej theksuan se shpërthimi mund të jetë shkatërrues për një vend me 200 milionë banorë nëse nuk arrin të marrë masa serioze higjienike.


MË SHUME NGA Ekonomi