Vazhdojnë të rriten humbjet në tregjet ruse
BKT
Ekonomi

Vazhdojnë të rriten humbjet në tregjet ruse

Për shkak të vazhdimit të përhapjes së epidemisë së koronavirusit dhe rritjes së humbjeve në çmimin e naftës, rubla ruse u zhvlerësua me 2,84 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe 1 dollar sot është këmbyer në Rusi me 74,6 rubla, kurse përballë euros zhvlerësimi ka qenë 3,1 për qind [1 euro = 83 rubla].

Indeksi i Bursës së Moskës (MICEX) ra me 3,15 për qind në mëngjes në 2.243 pikë, ndërsa indeksi RTS ra me 1,83 për qind në 973 pikë.

Sipas analistëve ‘oreksi’ i riskut në mesin e investitorëve është pakësuar për shkak të shqetësimeve në rritje për epideminë e koronavirusit. ‘Rënia e lirë’ në çmimet e naftës pritet që të vazhdojë, parashikojnë ekspertët.

Në Rusi, ku nafta është zëri kryesor i eksportit, çmimi për fuçi i naftës së tipit “Brent” ka rënë me 6,2 për qind në 31.76 dollarë. 


MË SHUME NGA Ekonomi