Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve/kontributeve
Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 19.03.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus - COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale deri më 30.04.2020.
Afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet deri më 30.04.2020, për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:
|
Lloji i Tatimit/Kontributit - Formulari |
Shkurtesa |
Periudha |
|
Pasqyrë e mbajtjes në burim dhe pagimit të tatimit |
WM |
03/2020 |
|
Pasqyra e kontributeve për pension dhe formulari i pagesës |
CM |
03/2020 |
|
Pasqyra e mbajtjes në burim dhe pagesës së interesit, të drejtës pronësore, qirasë, fitoreve në lotari dhe personin jo-rezident |
WR |
03/2020 |
|
Formulari I deklarimit dhe pagesës së TVSH-së |
TV |
02/2020 dhe 03/2020 |
|
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura Personale |
PD |
2019 |
|
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të Korporatave |
CD |
2019 |
|
Deklarata vjetore për Ortakëritë |
DO |
2019 |
|
Kërkesa për Rimbursim/Kthim |
TV |
02/2020 dhe 03/2020 |
|
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale |
IL |
TM1/2020 |
|
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha |
QL |
TM1/2020 |
|
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale |
IS |
TM1/2020 |
|
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e vogla |
QS |
TM1/2020 |
|
Raportimi i Librit të Blerjes dhe Shitjes |
|
02/2020 dhe 03/2020 |
|
Raportimi i transaksioneve mbi 500€ |
|
2019 |
Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 30.04.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me Rimbursimet.
Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.























