Rekomandime nga Ministria e Financave dhe Transfereve për qytetarët
BKT
Ekonomi

Rekomandime nga Ministria e Financave dhe Transfereve për qytetarët

Në vijim të masave për kujdes të shtuar, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore kompetente, pas takimit të sotëm të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, Ministria e Financave dhe Transfereve së bashku me Thesarin si anëtarë të këtij grupi, JU REKOMANDOJNË të respektoni edhe udhëzimet si në vijim:

LUTENI të shmangni vizitat në degët bankare dhe zyra të shërbimeve të pagesave (posta, etj.)

 

LUTENI të reduktoni apo eliminoni krejtësisht përdorimin e parasë se gatshme (kesh fizik)

 

LUTENI të përdorni sa më shumë kartelat bankare për blerje si dhe pajisjet elektronike për tërheqje

 

LUTENI të reduktoni lëvizjet dhe ruani distancën para secilit përdorim të shërbimeve bankare

 

Gjithashtu, nga bankat dhe institucionet e autorizuara për pagesa kërkohet që të vazhdojnë të dezinfektojnë sa më shpesh pajisjet dhe paratë e gatshme që janë në qarkullim, që të jenë sa me të sigurta për përdorim nga qytetarët.


MË SHUME NGA Ekonomi