Krijimi i një gjykate komerciale do të sillte efekte pozitive për bizneset
Pajtim Çuni
Sistemit të drejëtsisë kosovare shumë shpejt mund t’iu shtohet edhe Gjykata Komerciale, e cila është kërkuar prej kohesh. Krijimi i saj është i paraparë edhe në programin e qeverisë Kurti. Njohësit e sistemit të drejtësisë dhe përfaqësuesit e bizneseve thonë se krijimi i Gjykatës komerciale, është vendim i duhur dhe mund të sjellë efekte pozitive për bizneset dhe nxitjen e investiemve nga jashtë.
Në kuadër të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, Qeveria ka si prioritet themelimin e Gjykatës Komerciale. Themelimi dhe funksionalizimi i kësaj Gjykate krijon sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja. Kështu thuhet në Programin e Qeverisë, për vitin 2020-23, të miratuar më 6 mars.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, thotë për Radio Kosvën se krijimi i Gjykatës Komerciale, është nismë e mirë dhe do të ndikoj pozitivisht tek biznese.
“Kjo është një nismë që duhet të vazhdohet pa vonesa. Ne këmi punuar dhe jemi angazhuar mjaftë shumë që të kemi një Gjykatë Komerciale, që sadopak do të zvoglonte numrin e lëndëve që janë në proces e presin zgjidhje me vite. Me krijimin e kësaj gjykate besojmë se sistemi i drejtësisë do të ketë efikasitet më të madh, cka do të ndikon pozitivisht në performancen e bizneseve”, tha ai.
Rukiqi thotë se përvec bizneseve vendore, krijimi i Gjykatës Komerciale do të ishte një garancë e mirë edhe për nxitjen e investiemve të huaja.
Ehat Miftaraj, nga instituti i Kosovës për Drejtësi pohon se krijimi një Gjykate të tillë, është i mundur dhe i nevojshëm dhe sipas tij, do të jep rezultate të mira për bizneset që kanë nevojë për drejtësi.
“Si asnjëherë më parë vendi ka nevojë për investitorë të huaj, ka nevojë për siguri juridike për bizneset që operojnë në Kosovë. Investitorët e huaj duan që lëndët e tyre të trajtohen me efikasite dhe profesionalizëm. Sigurisht që Gjykata Komerciale mund t’i adresoj këto qështje dhe kjo padyshim do të ndikonte në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë”, tha ai.
Miftaraj thotë se për krijimin e Gjykatës Komerciale, për hapjen e së cilës ishte edhe qeveria e kaluar, nevojiten ndryshime ligjore. Aktualisht, Kosova, në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka vetëm një Departament për Çështje Ekonomike, i cili ka pesë gjyqtarë.























