Gërxhaliu: Pandemi ekonomike botërore, si pasojë e koronavirusit

Gërxhaliu: Pandemi ekonomike botërore, si pasojë e koronavirusit

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se të gjitha vendet e botës të goditura nga koronavirusi e kanë vetëm një front atë se si të minimizohen pasojat nga ky virus.

"Kosova ballafaqohet edhe me jo stabilitet politik e me mocion për qeverinë, jo stabilitet ekonomik , mungesë të pakos emergjente për sektorin privat si dhe me një ndjenjë psikologjike që e rritë panikun dhe frikln tek qytetarët. Duhet me urgjencë të mshteten aktivitetet ekonomike dhe të mos paralizohet sektori privat aty ku ka mundësi për veprim. Edhe disa ditë është fundi i muajit dhe duhet të kryhen pagat për të punesuarit në sektorin privat.Do të jetë mjaft  sfiduese për pronarët e këtyre ndërmarrjeve dhe ata duhet të mbështeten. I mirëpres vendimet e qeverisë për të mbështetur ekonominë vendore, por një fondë emergjent është me se urgjent për pagat në sektorin privat", tha ai.

Sipas tij mbyllja e vendeve të punës dhe ulja e fuqisë blerëse të konsumatorët do të jetë një goditje edhe për aktivitete shërbyese dhe tregtare.

"Të mesojmë nga pervoja dhe praktikat e vendeve të ndryshme se si mbështesin sektorin privat dhe me urgjenc të zbatohen në Kosovë. Kosova nuk komoditet të rrezikojë edhe stabilitetin social në këto kohëra të rrezikshëme", tha ai.