Fermerët të mbështeten me masa mbrojtëse për mbjellje
Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci tha se tani jemi në prag të përgatitjeve të mbjelljeve pranverore.
'Konsideroj se punët në agronomi duhet t’i kryejmë, krahas zbatimit rigoroz të rregullave nga Ministria e Shëndetësisë (sidomos për disatncat sociale në mes njëri–tjetrit). Shteti krahas mbështetjes së shëndetësisë duhet t’i mbështesë edhe fermerët, për produktet më të domosdoshme strategjike. Rekomandoj që bimëve si: misri, patatja, fasulja dhe llojeve tjera të nevojshme për sigurimin e ushqimit, të mos ju kalojë afati optimal agroteknik i mbjelljeve.Mos harroni se në periudha të vështira në nivel botëror, çdo shtet fillimisht i bënë llogaritë e veta para se t’i eksporton produktet bazë ushqimore.
E kemi obligim nacional të përgatitemi për sigurimin e ushqimit, që në situata të tilla t’i shpërfaqim përveç objektivave profesionale edhe ato humane" tha ai.























