Pavarësisht Coronavirusit, disa kompani në ShBA po vazhdojnë punësimin

Pavarësisht Coronavirusit, disa kompani në ShBA po vazhdojnë punësimin

Pandemia e Coronavirusit ka zhvendosur në mënyrë drastike zakonet e blerjes në botë dhe bizneset po përshtaten me shpejtësi ndaj realitetit të ri.

Shumë biznese me pakicë janë mbyllur, por konsumatorët vazhdojnë të grumbullohen nëpër barnatore apo dyqane ushqimore.

Kërkesa për mallra dhe ushqime është rritur dhe shumë rrjete dyqanesh po punësojnë masivisht njerëz për të vazhduar më tej aktivitetin, përcjell Telegrafi.

Amazon

Amazon ka parë një rritje të papritur në biznes, kur urdhërat për izolim në të gjithë vendin kanë nxitur shumë amerikanë të blejnë në internet.

Kompania po planifikon të punësojë deri në 100 njerëz njerëz në mbarë vendin për pozicione me kohë të plotë dhe të pjesshme në qendrat e saj.

“Ne gjithashtu e dimë që shumë njerëz janë ndikuar ekonomikisht pasi punët në fusha si shërbimet, restorantet dhe udhëtimet janë mbyllur si pjesë e kësaj krize. Ne duam që ata njerëz ta dinë se i mirëpresim ata në ekipet tona derisa gjërat të kthehen në normalitet dhe punëdhënësi i tyre i kaluar të jetë në gjendje t’i marrë ata sërish në punë”, tha kompania në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Walmart

Dyqanet ushqimore dhe shitësit me pakicë në internet janë përballur me një fluks klientësh që tani po detyrohen të kalojnë më shumë kohë në shtëpi për shkak të Coronavirusit.

Si rezultat, Walmart, zinxhiri më i madh i dyqaneve ushqimore të vendit, po kërkon të përmirësojë zinxhirin e vet të furnizimit.

Kompania planifikon të punësojë 150 mijë punëtorë për pozicione me kohë të plotë ose të pjesshme në qendrat e saj të shpërndarjes në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, ajo po përshpejton procesin e marrjes në punë dhe të interesuarit mund të “punësohen dhe të fillojnë të punë, në sa më pak se 24 orë”.

CVS

Kompania ka deklaruar se kërkon të mbushë gjithsej 50 mijë vende pune me kohë të plotë apo të pjesshme në të gjithë SHBA-në, për pozicione të tilla si, ndihmës nëpër dyqaneve, drejtues të ofrimit të shërbimit në shtëpi, punëtorë të qendrave të shpërndarjes dhe profesionistë të klientëve.

Në faqen e saj të internetit, zinxhiri i farmacive tha se punëtorët e rinj do të ndihmojnë në operacionet e punës së punëtorëve ekzistues dhe kompania po planifikon të punësojë shumë prej punonjësve të cilët u pushuan nga disa prej klientëve të saj të mëdhenj të biznesit, përfshirë Hilton dhe Marriott.

CVS thotë se do të përdorë panairet virtuale të punës dhe intervistat virtuale gjatë procesit të marrjes në punë.

Instacart

Instacart kërkon të punësojë qindra mijëra punëtorë për të përmbushur kërkesën e madhe për dërgesa ushqimore, pasi miliona njerëzve po iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.

Kompania tha se dëshiron të punësojë 300 mijë punëtorë në shërbimit të plotë në Amerikën e Veriut gjatë tre muajve të ardhshëm dhe ata do të trajtohen si kontraktues të pavarur.


MË SHUME NGA Ekonomi