Qeveria do të blejë 14.1 miliardë paund obligacione

Qeveria do të blejë 14.1 miliardë paund obligacione

Banka e Anglisë do të ofrojë të blejë 14.1 miliardë paund (16.6 miliardë dollarë) obligacione qeveritare javën e ardhshme, këto janë blerjet më të shpejta të aseteve në historinë e saj, për të kufizuar ndikimin e koronavirusit në ekonomi dhe në tregje.

Banka qendrore e Anglisë bleu 5.1 miliardë paund letra me vlerë. Ky është hapi i parë i planit të blerjes së aseteve prej 200 miliardë paundësh, dhe do të blejë të njëjtën shumë përsëri të hënën.

Në secilën ditë, të martë, të mërkurë dhe të enjten do të blejë 3 miliardë paund letra me vlerë. Blerjet do të ndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha shportat e letrave me vlerë me maturim 3-7 vjet, 7-20 vjet dhe më shumë se 20 vjet.


MË SHUME NGA Ekonomi