Humbjet në sektorin e turizmit mund të arrijnë mbi 470 milionë dollarë

Humbjet në sektorin e turizmit mund të arrijnë mbi 470 milionë dollarë

Kryetarja e Shoqatës Ruse të Operatorëve Turistikë (ATOR), Maya Lomidze tha se sektori i turizmit rus mund të pësojë humbje prej 37 miliardë rubla (rreth 475 milionë dollarë) në rast se udhëtimet në destinacionet e pushimeve nuk hapen deri në shtator.

Lomidze, nëpërmjet konferencës për media që e zhvilloi nga interneti bëri vlerësime në lidhje me ndikimin e koronavirusit të ri (Covid-19) në sektorin e turizmit rus.

Ajo tha se për shkak të epidemisë së virusit kanë ndodhur humbje të rëndësishme në sektorin turistik në Rusi. "Sipas skenarit optimist, udhëtimet për pushime jashtë vendit sërish do të fillojnë në korrik", tha ajo.

Në skenarin pesimist, sipas asaj, udhëtimet nuk do të fillojnë para shtatorit. "Në rast se udhëtimet nuk fillojnë deri në shtator, sektori i turizmit rus do të humb 37 miliardë rubla", tha Lomidze.

Ajo theksoi se Ministria e Zhvilimit Ekonomik të Rusisë po zhvillon punime të ndryshme për humbjet në këtë sektor.


MË SHUME NGA Ekonomi