VIDEO-KEDS kërkon të paguhen faturat për energjinë e shpenzuar

VIDEO-KEDS kërkon të paguhen faturat për energjinë e shpenzuar

Situata e fundit pandemike është duke e rrezikuar edhe funksionalitetin e KEDS-it dhe KESCO-s. Kjo, pasi kanë rënë në minimum pagesat e energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur mbulimin e shpenzimeve.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka deklaruar se furnizimi me energji  elektrike është jetike.

"Është rritur me mbi 15 % kërkesa për energjj në këtë kohë. Energjia elektrike është jetike në këto kohë të vëshira që po kalon vendi dhe në përballimin e kësaj situate involvimi i të gjithë akterëve është i domosdoshëm," tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij në Kosovë ekziston një zinxhir i kompanive elektroenergjetike të cilat krijojnë kosto secila në bazë të shërbimeve që i ofrojnë. "Në fund e tërë barra e shlyerjes së obligimeve bie ndaj KESCO-s, si hallka e fundit dhe KEDS si e parafundit," tha ai.

Buzhala bëri me dije se ata burimin e të hyrave e kanë vetëm nga faturat.

Barra më e madhe ka të bëjë me pagesat e energjisë elektrike të cilat i pranon KESCO për ti furnizuar konsumatorët, të cilat kapin kosto multimilionëshe brenda muajit, energji kjo që pranohet si nga KEK, ashtu edhe nga prodhues tjerë.

Të njëjtën kohë, energjia elektrike vendore shpesh nuk mjafton, duke detyruar kompaninë të importojë për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve. Pastaj kosto tjetër e shtuar është edhe ajo e transmisionit. Në fund janë operimet e vet kompanisë, duke e pasur parasysh mirëmnajtejn dhe invesimet në rrjetin distributive, pagesat për rreth 2200 punëtorë e shenzimet tjera operative.

Në këtë situatë, pagesa e energjisë elektrike është jetike për mbarëvajtjen e furnizimit. Apeojmë tek të gjithë konsumatorët që të paguajnë obligimet e tyre në mënyrë që të ruhet kontinuiteti i shërbimeve.

Energjia elektrike është jetike në këto kohë të vëshira që po kalon vendi dhe në përballimin e kësaj situate involvimi i të gjithë akterëve është i domosdoshëm. Në presim zgjidhje dhe mbështetje edhe nga Qeveria e Kosovës, pasi situata e pagesave është rënduar së tepërmi pas tendencës për shtyerje të pagesave në bazë të deklarimeve publike të bëra po nga qeveria.

Autor: RTKlive