AKP zgjat afatin e pagesave nga shitjet e aseteve

AKP zgjat afatin e pagesave nga shitjet e aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimitka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike, duke filluar nga data 24 Mars 2020.

"Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përgjigje të situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale nga COVID 19 dhe duke ju bashkangjitur veprimeve e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në menaxhim të situatës së krijuar, njofton opinionin publik se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike, duke filluar nga data 24 Mars 2020", thuhet në njoftim.