Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

Mbi 4.7 milionë euro të paguara për bujqit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se gjatë këtyre dy javëve ka paguar 4.747.508,44 euro borxhe ndaj 1.978 bujqve, të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019.

– Gjatë javës 23-27 mars janë realizuar pagesat për 276 fermerë në vlerë prej 2.018.621,49 euro.

– Gjatë javës 16-20 mars janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë  në vlerë prej 2.455.886,95 euro.

Ky likuditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë nga ta të gjendjes emergjente aktuale.