Rukiqi: Duhet një linjë e veçantë e pakos emergjente për media dhe sport

Rukiqi: Duhet një linjë e veçantë e pakos emergjente për media dhe sport

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se nga kufizimi i ndaljes së aktivitetit si pasojë e Coronavirusit, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa punë, prandaj është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente për media dhe sport.

"Në përkrahje të mediave

Të gjithë sektorët e ekonomisë janë prekur indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes së aktivitetit për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Mediat në asnjë moment nuk e kanë ndal punën në informimin e drejtë të publikut, vetëdijësimin për kujdes dhe ruajtje të shëndetit, por edhe përkrahje të kauzës së drejte për ruajtje të vendeve të punës. Paradoksalisht, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linjë e vecantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat (njëjtë si për sportin)", ka shkruar Rukiqi.