Punëtorët e Shërbimit Korrektues kërkojnë të shpërblehen nga MF

Punëtorët e Shërbimit Korrektues kërkojnë të shpërblehen nga MF

Sindikata e Punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk e ka pritur mirë faktin se nuk janë përfshirë në një kategori me policët, mjekët dhe zjarrfikësit që të shpërblehen për dy muaj.

Kryetari i kësaj sindikate, Zenun Sadikaj, i është drejtuar me një kërkesë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të ushtrojë autoritetin e saj dhe të përfshihen edhe ata në këtë listë.

Sadikaj shkruan në kërkesën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë që edhe punëtorët e Shërbimit Korrektues po punojnë me përkushtim për të mbajtur situatën nën kontroll dhe kanë përgjegjësi të madhe.

Lexo po ashtu:

Pakoja e plotë e emergjencës fiskale, për t’i ndihmuar qytetarët në nevojë dhe bizneset e prekura nga coronavirusi

“Të gjithë e dimë gjendjen në të cilën gjendemi në këtë kohë të COVID-19. Sapo u informova për propozimin e ministrit të Financave që mjekët, policët dhe zjarrfikësit të shpërblehen me nga 300 euro në dy muajt e ardhshëm. Në punëtorët e Shërbimit Korrektues me propoz imin e ministrit të Financave jemi të zhgënjyer sepse nuk figurojmë fare në këtë propozim. Edhe ne jemi duke punuar me mjaft përkushtim për ta mbajtur situatën në kontroll, duke marrë për bazë punën të cilën e kryejnë me shumë përgjegjësi, nuk është e lehtë të punohet në këtë situatë me njerëz të privuar nga liria. Kërkojmë nga ju ministre që ta shfrytëzoni autoritetin e juaj që edhe ne të jemi pjesë e këtij propozim-vendimi dhe që të mos anashkalohemi si deri më tani”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Sadikaj.