Qeveria gjermane fillon pagesat për bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit
BKT
Ekonomi

Qeveria gjermane fillon pagesat për bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit

Landet gjermane, që nga e hëna do të fillojnë të bëjnë pagesa të drejtpërdrejta për bizneset e vogla dhe individët e vetëpunësuar, që janë goditur rëndë nga kriza e koronavirusit.

Landet dhe qeveria federale arritën një marrëveshje administrative për të vënë në dispozicion 50 miliardë euro ndihmë shtetërore për të punësuarit e përkohshëm dhe kategori të tjera.

Marrëveshja, e konfirmuar në deklaratat e Ministrisë gjermane të Ekonomisë dhe Financave, do i lejojë qeverive rajonale akses në fond për të paguar qytetarët në nevojë.


MË SHUME NGA Ekonomi