14:48 / 30.03.2020
Pavarësisht COVID-19, lajmi i mirë është se 158 foshnje lindën për një javë
Edhe pse në shumicën e institucioneve shëndetësore në vend është reduktuar puna me rastet jo emergjente për shkak të Pandemisë së Covid-19, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike vazhdon të ketë numër të madh të lindjeve.
Bazuar në raportin e fundit nga kjo klinikë, vetëm për një javë ka pasur 155 lindje të foshnjeve, nga nënat që kanë ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 79 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 79 femra, 3 lindje kanë qenë me binjak.























