Fluturon euro, zhvlerësohet leku
Mbyllja e kufijve ka sjellë një rritje të ndjeshme të euros dhe të monedhave të huaja.
Monedha europiane ka forcuar pozitat e saj këtë të hënë me rreth 3 pikë më shumë se të premten, duke u blerë me 128 nga pikat e këmbimit dhe duke u shitur me 131.06 lekë.
Madje në pak ditë ka arritur në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit.
Shkak është nxitimi i personave që kanë kursyer para për të blerë euro duke e konsideruar si monedhë të sigurtë, transmeton oranews.
Kjo ka rritur dhe kërkesën, teksa ka një mungesë të monedhës europiane, për shkak të uljes së remitancave dhe të bllokimit të kufijve.
Për ekspertët, faktorë të tjerë ndikues janë po ashtu mungesa e eksporteve, duke qenë se gjithë bota po përballet me këtë pandemi.
Sipas përditësimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, edhe dollari amerikan është rritur me rreth 2 pikë duke arritur në 118.30 lekë.
Dy javë më parë paundi britanik ishte valuta që kishte pësuar rënien më të ndjeshme me 4 pikë, por tashmë ka forcuar pozitat me më shumë se 5 pikë.
jo rritje është reflektuar edhe gjatë kësaj jave duke fituar rreth 4 pikë dhe duke u shkëmbyer me 146.17 lekë.
Këtë të hënë franga zvicerane është këmbyer me 123.78 lekë, duke fituar më shumë se 2 pikë.
Që prej 13 marsit kur filloi kufizimi i aktivitetit ekonomik dhe lëvizjes me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, euro ka forcuar pozitat e saj duke u shkëmbyer nga 122.79 lekë në 131.06 lekë.























