09:15 / 31.03.2020
Vazhdon mbështetja e bizneseve për ata që kanë nevojë
RTKlive
Komuniteti i biznesit kosovar si çdo herë ka qenë i gatshëm për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë të vështirë.
Shaqir Palushi, afarist, tha se se gjithëherë ka pasur aksione të komunitetit të biznesit për ta luftuar pandeminë.
"Fondacioni ka ndihmuar shumë, kemi ndarë 13 mijë euro për Klinikën Infektive. Po presim tu ndajmë atyre mjetet, këto mjete ndahen për stafin e Infektivës që sot po luftojnë këto ditë", tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij duke qëndruar në shtëpi, i ka lindur ideja për të nominuar persona të caktuar që do të ndihmojnë.
"Tani kemi mbledhur 42 mijë euro me të cilat do të ndihmojmë familjet në nevojë", tha ai.























