Kurtishaj: Biznesi ka nevojë për shumë përkrahje në këtë kohë
BKT
Ekonomi

Kurtishaj: Biznesi ka nevojë për shumë përkrahje në këtë kohë

RTKlive

Ruzhdi Kurtishaj, kryesues i Kuvendit të OEK-ut, tha se duhet të ketë më shumë mbështetje ndaj sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

"Dëmi është shumë i madh, nuk është vetëm në Kosovë, por në gjithë globin. Për reflektimet për humbjet ditore është herët të dihet se do të jenë tani për tani" , tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij qeveria nuk ka dëgjuar për të gjitha hallet e sektorit privat. 

"Për t'i riparuar dëmet ekonomike nga koronavirusi do të duhen edhe dy vite të tjera. Vendimi i qeverisë së Kosovës nuk është shumë i mirë për bizneset", theksoi ai.

Kurtishaj bëri me dije se rekomandimet që i kanë dërguar qeverisë nuk janë marrë parasyshë.

"Qeveria nuk duhet të humb kohë, duhet të shikojë mundësitë qoftë mjetet e privatizimit apo TRUST-it, al janë në Kosovë" , deklaroi ai.

Sipas tij ata kërkojnë jo lëmoshë, por pagat e punëtorëve në sektorin privat, që janë ndërprerë nga pandemia.

"Pagat të paguhen siç kanë qenë, e jo prej 170 eur, po ashtu kërkojmë dhe ribursimet e tatimeve, tha ai.


MË SHUME NGA Ekonomi