Fabrikat e makinave po prodhojnë pajisje mjekësore

Fabrikat e makinave po prodhojnë pajisje mjekësore

Kompaninë më të mëdha të makinave, iu përgjigjen thirrjeve nga qeveritë për të ndihmuar në prodhimin e më shumë pajisjeve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Fiat filloi të konvertonte një nga fabrikat e saj të makinave në Kinë për të filluar prodhimin e rreth një milion maskave ​​në muaj. Ndërkaq, kompani të tjera makinash janë duke shqyrtuar se si mund t’i konvertojnë fabrikat e tyre në vende të përshtatshme për prodhimin e këtyre mjeteve.

General Motors, Ford dhe Tesla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë premtuar të gjithë mbështetjen e tyre për të ofruar burime për të prodhimin e maskave mbrojtëse, së bashku me ekipet japoneze të makinave Nissan dhe Formula 1 në Mbretërinë e Bashkuar.

Impiante të mëdha makinash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë dhe Azi kanë ndaluar prodhimin në përpjekje për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Por ata janë ende duke u zotuar të ndihmojnë në bërjen e ventilatorëve dhe pajisjeve të tjera të rëndësishme mjekësore. Sidoqoftë, disa ekspertë kanë paralajmëruar se prodhuesit e makinave mund të mos e kenë të lehtë ndërrimin e prodhimit. Ish zyrtari i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur se mund të duhej më shumë se një vit për prodhuesit e makinave ose avionëve, për të filluar prodhimin e ventilatorëve.

Ndërkohë, shefi i Tesla Elon Musk tha se kishte blerë 1,255 ventilatorë nga Kina dhe i kishte dërguar në Los Angeles. Javën e kaluar, ekipet e Formula 1 në Mbretërinë e Bashkuar thanë se shpresonin të gjenin “një rezultat të prekshëm në ditët e ardhshme” për të ndihmuar në rritjen e furnizimit të pajisjeve mjekësore. Duke punuar me qeverinë dhe autoritetet shëndetësore, F1 tha që kishte ekspertë në dizajn, teknologji dhe aftësi prodhuese që mund të ndihmojnë.

Nissan është pjesë e një konsorciumi, duke përfshirë firmën e makinave sportive McLaren dhe kompaninë e hapësirës ajrore Meggitt, në kërkim të zhvillimit të një ventilatori të ri mjekësor.

 “Ne jemi plotësisht të përqendruar në projekt,” tha McLaren në një deklaratë, por paralajmëroi për “kohën dhe shkallën e kufizuar të sfidës”.

Miliarderi indian, Anand Mahindra tha që kompania e tij, Mahindra Group, do të fillonte punën menjëherë për të shqyrtuar sesi fabrikat e saj mund të bënin ventilatorë. Konglomerati është prodhuesi më i madh i traktorëve në botë dhe prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në Indi.