Sindikata e punëtorëve të KRM ”Pastrimi” e zhgënjyer me vendimin e qeverisë

Sindikata e punëtorëve të KRM ”Pastrimi” e zhgënjyer me vendimin e qeverisë

Sindikata e Punëtorëve te Kompanisë “Pastrimi”, SH.A-Pristinë ka shprehur zhgënjimin për anashkalimin e këtyre punëtorëve nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror, ne mos përfshirjen e tyre ne vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Sipas kësaj sindikate, punëtoret e “Pastrimit” do duhej te shpërbleheshin sikur se punonjësit tjerë meritor, sepse të njëjtit punëtor te kësaj kompanie çdo ditë po ballafaqohen drejtpërdrejt me rrezikun e viruseve te ndryshme e sidomos tashme te Virusit COVID 19.

“Është e pa drejt dhe mbi të gjitha nuk është aspak njerëzore që në asnjë rast të vetëm nuk u përmenden punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, të cilët në këto ditë të renda e të vështira janë duke punuar me gjithë energjinë për kundër frikës dhe rrezikut që ju cakoste. Në kushte të rënda të pandemisë globale në të cilën ndodhen këta heronj nuk po e kursejnë as jetën, madje as vetëm duke punuar gjatë 24 orëve, në kryerjen e shërbimeve të largimit të mbeturinave në parandalimin e ndonjë epidemie tjetër”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Për kundër periudhës së vështirë, sindikata thotë, se shërbimi i largimit dhe grumbullimit të mbeturinave nuk është ndërpre as një herë të vetme, dhe se këta punëtor e kanë dyfishuar punën e tyre në teren duke rrezikuar shëndetin e tyre ngase janë në fron të drejtpërdrejt me mbeturinat dhe rrezikun për shëndetin e tyre është i pranishëm në çdo kohë.

Prandaj, sindikata ka kërkuar nga institucionet qendrore dhe komunale të reflektojë dhe të rishikojnë edhe një herë vendimet e tyre dhe te ju dalin në ndihmë këtyre punëtorëve se paku me nga 300 euro për ata të cilët gjatë gjithë kohës janë në punë për kujdesin e ambientit.