OBSH paralajmëron ndryshim të udhëzimeve të koronavirusit
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi gjatë një konferencë për media në Gjenevë sot se ka ende shumë gjëra për të mësuar në lidhje me pandeminë aktuale të koronavirusit.
Kjo, sipas tij, do të shtyjë në vendimin e ndryshimit të vazhdueshëm të udhëzimeve të OBSH-së ndaj koronavirusit, raporton CNN.
“Ky është ende një virus shumë i ri dhe ne jemi duke mësuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërsa pandemia evoluon, po ashtu evoluojnë edhe provat bashkë me këshillat tona”, tha Tedros.
I NGJAJSHËM
MADRIDI PO PËRDOR HOTELET PËR TË TRAJTUAR MË SHUMË SE 700 PACIENTË ME KORONAVIRUS
“Ne duhet të mësojmë vazhdimisht nga veprimet tona dhe të përshtatemi në bazë të asaj që mësojmë … Kjo është pandemia e parë e vërejtur ndonjëherë. Sjellja e saj është ende e panjohur dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi gjithmonë duhet të mësojmë”, potencoi drejtori i OBSH-së.























