Përpjekje globale për të parandaluar krizën ushqimore
BKT
Ekonomi

Përpjekje globale për të parandaluar krizën ushqimore

Tre organizata ndërkombëtare kanë kërkuar që të bëhen përpjekje ndërkombëtare për të parandaluar që pandemia e COVID-19 të shkaktojë një krizë ushqimore në mbarë botën, pasi shumë eksportues të mëdhenj të produkteve bujqësore kanë filluar kufizimet e eksportit.

Deklarata e përbashkët u bë nga drejtorët e përgjithshëm të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ata paralajmërojnë se shpërthimi i koronavirusit të ri nuk paraqit ende kërcënim material për sigurinë ushqimore globale, por mund të ketë ndikim në zinxhirin e furnizimit ushqimor, gjë që duhet të minimizohet.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se pasiguria në lidhje me disponueshmërinë e ushqimit mund të shkaktojë një valë kufizimesh në eksport, të krijojë mungesë në tregun global dhe të çojë në rritje ose luhatje të çmimeve.

Shumë nga vendet kryesorë eksportuese në botë tashmë po zbatojnë kufizime të tilla.

Vietnami, eksportuesi i tretë më i madh në botë i orizit, po ndalon eksportet e orizit.

Sidoqoftë, "Yum Brands", kompania mëmë e gjigantëve të ushqimit të shpejtë "McDonald's" dhe KFC, thotë se kufizimet ende nuk kanë ndikuar ndjeshëm në industrinë ushqimore në botë.

Kryeekzekutivi i "McDonald's" Chris Kempczinski shprehet:

"Kemi 40 000 restorante në nivel global dhe nuk kemi pasur në asnjë rast të vetëm ndërprerje të furnizimit. Nëse kjo do të ndodhë më vonë, mendoj se mbetet ta shohim, por deri tani nuk kemi pasur asnjë ndërprerje të furnizimit globalisht."

Deklarata e përbashkët thekson gjithashtu se "blerja nga paniku" duhet të shmanget, pasi disa ekonomistë paralajmërojnë se mund të shkaktojë inflacion.

Ndërkohë, zyrtarë dhe ekspertë kinezë kanë vënë në dukje se mungesa e drithërave në vend nuk është e mundur, pasi ekziston një furnizim i mjaftueshëm ushqimor në Kinë. 


MË SHUME NGA Ekonomi