Sistemi i tregtisë mes Evropës dhe Iranit bën marrëveshjen e parë
BKT
Ekonomi

Sistemi i tregtisë mes Evropës dhe Iranit bën marrëveshjen e parë

Vendet evropiane thanë se një sistem i ndërtuar nga ata për ta stabilizuar tregtinë me Teheranin ka përfunduar më në fund transaksionin e parë, duke lehtësuar eksportimin e mallrave mjekësore.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se krijimi i mekanizmit INSTEX ka mundësuar eksportimin e pajisjeve mjekësore nga Evropa dhe mund të lejojë zhvillimin e shumë transaksioneve të tjera.

Irani është dëmtuar seriozisht nga pandemia e koronavirusit dhe sanksionet e ShBA-së e kanë përkeqësuar situatën më tej.

Në janarin e vitit të kaluar, Britania, Franca dhe Gjermania formuan sistemin kompleks të shkëmbimit INSTEX, i cili synon mbrojtjen e kompanive që bëjnë biznes me Iranin nga sanksionet amerikane. Masa u mor disa muaj pasi presidenti amerikan Donald Trump e tërhoqi në mënyrë të njëanshme ShBA-në nga marrëveshja bërthamore. 


MË SHUME NGA Ekonomi