15:03 / 02.04.2020
BE ndan 100 miliardë euro për të ruajtur punën
Komisioni Evropian do të alokojë 100 miliardë euro për të mbështetur ndërmarrjet në 27 shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që të mos pushojnë punëtorët në krizën aktuale, por t`i mbajnë ata me orar të pjesshëm.
“Ne mund të mobilizojmë 100 miliardë euro për këto nevoja. Kjo do të jetë e mundur falë garancive të vendeve anëtare në vlerë prej 25 miliardësh. Bëhet fjalë për solidaritetin evropian në punë, "tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen.























