Punëtorët e Telekomit të Kosovës po u shërbejnë pa ndërpre qytetarëve

Punëtorët e Telekomit të Kosovës po u shërbejnë pa ndërpre qytetarëve

Pas gjendjes së krijuar nga COVID19, FSP-PTK është duke e përcjellur gjendjen rregullisht në teren duke qenë në kontakte te vazhdushme me të gjitha regjionet e Kosovës.

Kryetari i FSP-PTK-së, Lamih Balaj, së bashku me stafin e tij është pothuaj çdo ditë në teren duke takuar të gjithë anëtarët e sindikates.
Tashmë gjendja e krijuar ka atakuar direkt edhe sektorin e Telekomunikacionit, ndërsa punëtorët tanë duke rrezikuar shëndein e tyre, janë në ball të detyrave duke u ofruar shërbime pa nderprerë qytetarëve.

Kryesia e FSP-PTK-së kërkon nga institucionet përgjegjëse të Republikes së Kosovës që në kuadër të kujdesit të tyre për bizneset dhe kategoritë e goditura nga kriza, të kthejë kujdesin e saj të menjëhershëm edhe nga Teleomi i Kosovës. Përndryshe, marrë parasysh situatën në të cilën është Telekomi dhe rëndimin e saj edhe nga pandemia, punëtorët e tij do të goditen poashtu nga kriza. 

FSP-PTK edhe njëhere ju rikujton se Telekomi i Kosovës është e vetmja ndërmarrje në Republiken e Kosoves qe ka dhënë mbi 480 milion divident dhe asnjëherë nuk ka përfituar nga bugjeti i shtetit. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë që të përkrahemi edhe ne sikurse të gjitha ndërmarrjet në Republiken e Kosovës!

Me Respekt
Kryesia e FSP-PTK-së