Së shpejti lirohen edhe disa pacientë të shëruar nga COVID19
BKT
Shëndetësi

Së shpejti lirohen edhe disa pacientë të shëruar nga COVID19

RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se mbrëm në testimin e dytë të mostrave që dyshohej se janë infektuar me koronavirus, të gjitha mostrat kanë rezultuar negative.

Dje janë testuar 118 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Klinikën Infektive, fatmirësisht asnjë rast nuk është konfirmuar se është infektuar me Covid-19.

Salih Ahmeti, infektolog, në Klinikën Infektive bëri me dije se në këtë klinikë janë shtrirë 43 pacientë me koronavirus.

"10 pacientë janë duke pritur testin, ata janë pranuar mbrëm", tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se disa pacientë do të lirohen së shpejti.  "Kosova është mirë në krahasim me vendet e tjera. Brenda disa ditëve do të lirohen disa pacientë. Dje kemi pranuar edhe një foshnjë, gjendja është e mirë fatmirësisht", theksoi ai.

Ahmeti ri me dije se janë edhe katër infermiere të infektuara.

Sipas tij mjekët do të jenë gjithëherë në shërbim të qytetarëve.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Gjendja e 43 pacientëve me Covid -19 është si vijon: 36 raste janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor.

Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.
 


MË SHUME NGA Shëndetësi