Mbrojtja e punëtorëve gjatë pandemisë COVID-19
Punëtorët janë pasura kryesore e ndërmarrjes, rrjedhimisht meritojnë mbrojtje adekuate ndaj çdo rreziku që ju kanoset. Në rrethana pandemie të shkaktuar nga COVID-19, mbrojtja e shëndetit të punëtorëve duhet mbizotërojë qëllimet tjera biznesore.
Ndërmarrjet duhet të jenë në gjendje që të hartojnë politika adekuate të mbrojtjes së punëtorëve, që janë të bazuara në udhëzimet e instituticioneve përkatëse shëndetësore. Në vijim disa nga çështjet që duhet trajtuar në politikat e mbrojtjes së punëtorëve:
Menaxhimi
Hartoni politika dhe procedura pune, konform udhëzimeve të institucioneve shëndetësore
Adaptoni orarin e punës dhe shqyrtoni punën me orar të shkurtuar
Aplikoni menaxhim fleksibil dhe qëndroni vigjilent ndaj ndryshimeve në rrethinë
Komunikimi
Zgjedhni kanale të reja të komunikimit
Identifikoni dhe ndërtoni linja komunikimi me personat përgjegjës në institucione shëndetësore
Ofroni punëtorëve dokumente dhe udhëzime të shkruara për mbrojtjen nga pandemia
Mbani punëtorët dhe familjet e tyre të informuar për çdo ndryshim të publikuar nga institucionet relevante
Personeli
Ofroni mundësi të punës prej shtëpisë së bashku me infrastrukturën e nevojshme
Zhvilloni udhëzues të shkurtër dhe të qartë lidhur me punën nga shtëpia
Ofroni pajisjet mbrojtëse për punëtorët që kanë kontakt me konsumatorë
Ambienti i Punës
Identifikoni dhe reduktoni faktorët e riskut të shpërndarjes së virusit
Dezinfektoni të gjitha hapësirat e biznesit, sidomos ato të përbashkëta
Inkurajoni mbajtjen e higjienës personale dhe distancën sociale
Institucionet Shëndetësore
Krijoni kontakte të qëndrueshme dhe kërkoni udhëzime për situata të ndryshme
Së bashku me institucionet shëndetësore hartoni vlerësimin e riskut për ndërmarrjen tuaj, me theks të veçantë tek shëndeti i punëtorëve
Në rast eskalimi të gjendjes kërkoni testimin e punëtorëvë dhe karantinimin eventual të tyre























