Rukiqi:U arrit të futet në diskurs nevoja për minimizim të dëmeve ekonomike
BKT
Ekonomi

Rukiqi:U arrit të futet në diskurs nevoja për minimizim të dëmeve ekonomike

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka treguar se cilat janë arritjet dhe cilat mund të jenë ato, sa i përket trajtimit të dëmeve ekonomike nga pandemia Coronavirus.

I pari i OEK-ut, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se duhet të arrihet krijimi i një trupe koordinuese ne mes Qeverise, BQK-së, Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, Donatoreve, Eksperteve dhe sektorit privat, për hartimin e Planit dhe Legjislacionit për Rimëkembien Ekonomike.

Cka eshte arrit dhe cka mund te arrihet sa i perket trajtimit te demeve ekonomike nga pandemia:

Eshte arrit:

- Te futet ne diskurs nevoja per trajtim te ekonomise dhe minimizimit te demeve ne ekonomi, krahas masave per ruajtjen e shendetit publik;
- Koncenzusi per nevojen e miratimit te pakos emergjente;
- Krijimi i lehtesirave fiskale per bizneset

Duhet te arrihet
- Avancimi i pakos, sidomos te pjesa e pagave dhe stimulimet dhe mosdiskriminimi i ndermarrjeve te medha te pjesa e qirave;
- Sigurimi i zbatimit te drejte te pakos emergjente dhe tejkalimi i pengesave ligjore per zbatimin e pakos, ne bashkepunim me Qeverine dhe partite parlamentare;
- Krijimi i nje trupe koordinuese ne mes Qeverise, BQK-se, Institucioneve Financiare Nderkombetare, Donatoreve, Eksperteve dhe sektorit privat, per hartimin e Planit dhe Legjislacionit per Rimekembien Ekonomike.
- Pershtatja e sektorit privat me ndryshimet sistemike, qe do t’i sjell pandemia ne ekonomine globale, perfshire ekonomite ne zhvillim.


MË SHUME NGA Ekonomi