17:04 / 04.04.2020
Të punojmë që t’a sigurojmë ushqimin nga ngastrat tona
RTKlive
Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci, tha se duhet të punojmë që t’a sigurojmë ushqimin nga ngastrat tona.
"Nuk është e jona të debatojmë se: coronavirusi, ndryshimet klimatike apo kollapset ekonomike qenkan “rastësi”. Krahas respektimit të masave rekomanduese të institucioneve vendore, të punojmë që t’a sigurojmë ushqimin nga ngastrat tona në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, për periudhën që po na pret, duke i’u ikur lojërave", tha ai.























