OTKT me studim për pakos së qeverisë për masat ndaj COVID-19

OTKT me studim për pakos së qeverisë për masat ndaj COVID-19

Në këtë periudhë, u përfol shumë lidhur me një lloj të ri të koronavirusit, i quajtur COVID-19, i cili u përhap në të gjithë botën dhe fillimisht ndikoi në shëndetin publik, pastaj edhe atë ekonomik. Ndërsa kriza vazhdon, nga njëra anë diskutohet rreth shëndetit publik në anën tjetër rreth aspektit ekonomik të krizës dhe masat që mund të merren në këtë aspekt.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili po mban impulsin e ekonomisë dhe financave botërore, njoftoi se po përballet me një krize ekonomike të paparë më herët. “Asnjëherë në historinë e FMN-së nuk kemi parë që ekonomia botërore të vijë në një ngërç të tillë”, tha Kryetarja e FMN-së, Kristalina Georgieva e cila theksoi se janë të gatshëm të përdori kapacitetin financiar prej 1 trilion dollarësh të FMN-së për vendet e prekura nga koronavirusi.

Në këtë krizë globale, parashikohet se ekonomia botërore do të kalojë në recesion në vitin 2020. Sidoqoftë, strategjitë për të ringjallur ekonominë përcaktohen nga masat që do të merren. Nga njëra anë, ndërsa po flitet për masa globale, nga ana tjetër, pulsi i ekonomisë mbahet në nivelin mikro. Qeveria e Kosovës ka aprovuar paketën e saj të ndihmës financiare për të lehtësuar krizën në fjalë. Një pjesë e sektorit privat ngriti zërin duke kritikuar, ndërsa një pjesë tjetër e mbështeti këtë pako.

 Oda Tregtare Kosovaro Turke për të vlerësuar efektet e kësaj pandemie globale të vazhdueshme në dimensionet lokale në ekonomi dhe për të parë aftësinë e sektorit privat në menaxhimin e një krize të mundshme si dhe parashikimet e rezistencës ndaj krizës, bëri një studim i cili ka për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve mbi përshtatshmërinë e pakos fiskale të qeverisë.

 Rezultatet, vlerësimet dhe rekomandimet e studimit në fjalë janë paraqitur më poshtë.

file:///C:/Users/Kobit%20PC/Downloads/20200406-raporti-i-ndikimit-dhe-vler%C3%ABsimit-covid-19-SHQ.pdf