OAK: Buxheti i ndarë për bizneset nuk është i mjaftueshëm

OAK: Buxheti i ndarë për bizneset nuk është i mjaftueshëm

Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për aprovimin e planit operacional për pakon fiskale emergjente, por shpreh shqetësimin e saj se pakoja duhet të shpërndahet shumë më mirë për të përballuar pasojat e kësaj pandemie shëndetësore e cila po shndërrohet edhe në pandemi afatgjatë ekonomike.

Gjithashtu, OAK kosideron që buxheti i ndarë nuk është i mjaftueshëm.

OAK nëpërmjet një komunikate thotë se pas marrjes së vendimit të Qeverisë, është konsultuar gjatë gjithë kësaj kohe me bizneset dhe si rezultat i saj dhe kërkesave të dërguara më herët nga OAK drejtuar Qeverisë, ka theksuar edhe njëherë kërkesat dhe rekomandimet e tyre, duke u bazuar edhe në vendimin e Qeverisë.

“Sipas planit operacional Masa 3 - Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik përfshinë një shumë prej 41 milionë euro. OAK konsideron që shuma e përkrahjes për punëtorët duhet të jetë 220 euro dhe jo 170 euro siç është propozuar. Gjithashtu, OAK konsideron që shuma prej 41 milionë euro është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet, meqë në sektorin privat janë rreth 300.000 të punësuar. OAK shpreh shqetësim se Qeveria ka paraparë për të mbuluar pagat për muajt mars dhe prill ndërkohë që ende nuk ka përcjellur formularët se si duhet të aplikojnë bizneset duke u dhënë afat deri më 15 maj, për pagat e muajit Mars. Në të njëjtën kohë Qeveria ka ekzekutuar pagat e muajit mars për institucionet shtetërore një javë para kohës, me çka e bënë diskriminimin pozitiv për punëtorët në institucionet shtetërore dhe diskriminim të madh në dëm të të punësuarve në kompanitë private. OAK konsideron se Qeveria urgjentisht duhet të krijojë formularà «t për aplikim dhe të bëjë menjëherë ekzekutimin e pagave sipas kërkesës së OAK në mënyrë që punëtorët të kenë mundësi sa më shpejtë të marrin pagat edhe ashtu shumë të ulëta në krahasim me pagat e rregullta që i marrin nga puna e tyre. Masa 6 - Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre”, thuhet në komunikatë.

OAK ka kërkuar që shuma prej 15 milionë euro dedikuar për këtë kategori të hiqet dhe të kalojë në shumën dedikuar për punëtorët e sektorit privat.

“OAK ka kërkuar që paga në institucione publike të zvogëlohet për 50 %, ndërsa mjekët dhe kategoritë e propozuara të marrin pagë të plotë. Gjithashtu shuma prej 3 milionë eurove e dedikuar për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve, të kalojë tek masa 3 për pagat e të punësuarve të sektorit priv at, pas iqë këto biznese janë duke operuar mirë. OAK kërkon që Qeveria të urdhërojë bizneset që të mos largojnë nga puna punëtorët e tyre, dhe të marrë përsipër pagesën e pagës, pasi që ata janë aty për shkak që bizneset kanë nevojë për staf dhe situata e krijuar po ndikon edhe në këtë pjesë. Sa i përket tatimit në fitim, OAK kërkon që të konsiderohen vetëm nga të hyrat reale (jo faturimi por mjetet e inkasuara) që realizon biznesi gjatë vitit fiskal 2020 dhe të përllogaritet tatimi për këtë shumë. Kërkesë tjetër është që të bëhet shtyerja e kësteve të kredive të qytetarëve dhe bizneseve për 3-6 muaj, duke mos përllogaritur kamatën gjatë kësaj periudhe, meqenëse bizneseve iu janë dërguar njoftime nga bankat komerciale që kamata do të përllogaritet për këtë periudhë. Gjithashtu, OAK konsideron që duhet të ndalohet hapja e procedurës së falimentimit të bizneseve gjatë kohës së krizës dhe 6 muaj pas saj. P ër të ndihmuar që shumat e kërkuara për përkrahje të biznesit dhe punëtorëve në sektorin privat dhe duke llogaritur që Qeveria e Kosovës ka mungesë të mjeteve, ashtu siç kanë vepruar edhe shtetet e tjera edhe Kosova duhet të veprojë duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me krizë botërore”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mënyrë, OAK beson se punëtorët qoftë në sektorin publik apo privat do të marrin trajtim të barabartë.

“Arsyeja qëndron se bizneset nuk janë duke operuar për paaftësitë e tyre por për shkak të situatës së krijuar. Në lidhje me këtë, OAK propozon që të ulen pagat gjatë kohës së krizës në sektorin publik dhe kompanitë publike për 50 % për të gjithë ata që nuk janë duke punuar; OAK propozon që të ulen pagat gjatë kohës së krizës së paku për 50% për parlamentin e Kosovës; OAK propozon që nuk duhet të ketë kompenzim përgjatë krizës për kryetarët dhe anëtarët e bordeve drejtue se dhe mbikëqyrëse të institucioneve publike, meqenëse nuk janë të angazhuar gjatë kësaj periudhe. Po ashtu është më se e domosdoshme që të ndahet një buxhet prej 100 milionë euro, si garanci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi; Sa për sqarim OAK ka bërë krahasim të masave me vendet e rajonit, konkretisht Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. Dhe për informacion Maqedonia ka ulur pagat e sektorit publik, duke i paguar njësoj me nga rreth 237 euro si ata të sektorit publik ashtu edhe ata privat. Kurse në Shqipëri paga që do të paguhet është rreth 210 euro”, thuhet në komunikatë.

OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të merren parasysh këto rekomandime, në mënyrë që të kemi një balancë mes bizneseve private, institucioneve shtetërore dhe kompanive publike, në mënyrë që bashkarisht të tejkalohet situata e krijuar dhe të ndihmohet ekonomia e vendit nga një kolaps potencial.