Ministrat e financave të vendeve të BE-së diskutojnë për krizën e pandemisë

Ministrat e financave të vendeve të BE-së diskutojnë për krizën e pandemisë

Ministrat e financave të BE-së, do të zhvillojnë një video konferencë më 7 prill, për të diskutuar një plan të shpëtimit ekonomik për vendet evropiane, të cilat janë goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Ministrat janë nën presion për të propozuar masa të mëtejshme fiskale në mënyrë që të luftohen ndikimet socio-ekonomike të epidemisë.

Sipas ministrit portugez të Financave, Mario Centeno, për disikutim në tryezë është një "rrjetë sigurie" me vlerë gjysmë trilioni euro.

Gjithashtu në diskutim përfshihete dhe një linjë kredie paraprake nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, në rast se vendet kanë vështirësi në mbledhjen e fondeve për t'u marrë me pasojat nga pandemia, transmeton REL.

Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar tashmë një program prej 750 miliardë eurosh për të blerë borxhet e qeverive dhe kompanive, në të gjithë eurozonën, dhe për të lehtësuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit, ndërsa Komisioni Evropian ka relaksuar rregullat buxhetore.