Një simptomë e shëndetit të keq të stomakut, kujdesi që duhet të tregoni

Një simptomë e shëndetit të keq të stomakut, kujdesi që duhet të tregoni

Sistemi tretës i njeriut është shtëpia e 100 trilionë mikrobeve të cilat njihen ndryshe si mikrobioma e organizmit.

Kjo mikrobiomë është unike për çdo individ dhe është diçka e trashëgueshme nga nëna, bazohet tek ushqyerja, mjedisi dhe stili i jetesës.

Në varësi të tij, mikrobioma mund të përmbajë më shumë baktere të mira apo të këqija të cilat kanë një ndikim të fortë në organizëm.

Ky ndikim është i fortë sepse sistemi tretës është i lidhur ngushtë me shumë procese të tjera në organizëm.

Shëndeti i tij është faktor në rritjen ose uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 por edhe mbipeshës apo obezitetit.

Ekspertët argumentojnë se ndryshimet në mikrobiomë mund të ndikojnë tek pesha e njeriut.

Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të humbur në peshë ndonjëherë problemi mund të qëndrojë edhe tek bakteret në stomak.

Bakteret mund të luajnë një rol nxitës ose frenues në rënien në peshë.

Një studim i kohëve të fundit thonë se disa baktere që njeriu merr nga ushqimi mund të shkaktojnë shtim në peshë në mënyrë indirekte duke ndryshuar sjelljen e sistemit tretës.

Nga ana tjetër, abuzimi me antibiotikë të ndryshëm mund të shkaktojë humbjen e disa llojeve të baktereve të cilat luftojnë shtimin në peshë.

Njeriu mund të përmirësojë mikrobiomën duke rritur sasitë e fibrës.

Fibra shpërbëhet në acide yndyrore zinxhir-shkurtër të cilët luftojnë inflamacionin.

Njerëzit me një mikrobiomë të pasur dhe me një regjim ushqimesh me fibër kanë një organizëm që djeg më shumë kalori.

Mbipesha, Një Simptomë e Shëndetit të Keq të Stomakut

Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë, me siguri kanë në organizëm një numër më të lartë të baktereve të këqija.

Dy prej baktereve më kryesore në lidhje me peshën janë Firmicutes dhe Bacteroidetes.

Përqendrimi i llojit Firmicutes është më i lartë kur njeriu konsumon një regjim ushqimor të pasur me yndyrë.

Ato janë efikase në përthithjen e energjisë nga ushqimet.

Yndyrnat dhe mungesa e fibrës nxisin inflamacionin dhe ndikojnë në tretje duke e ngadalësuar atë.

Bakteret Bacteroidetes janë të parat që kolonizojnë sistemin tretës kur njeriu lind.

Ato luajnë një rol thelbësor në sistemin imunitar dhe në mbrojtjen e organizmit nga patogjenët shkatërrimtarë.

Si Të Përmirësoni Mikrobiomën Tuaj

Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me polifenolë.

Bëhët fjalë për kakaon, frutat e pyllit, nenexhikun, rigonin rozmarinën, trumzën dhe borzilokun.

Arrorët, spinaqi, qepa, brokoli dhe shpargu janë shumë miqësore me stomakun.

Çaji jeshil dhe ai i zi janë gjithashtu të rekomanduar për ekuilibrat e mikrobiomës./agroweb


MË SHUME NGA Shëndetësi