Trusti flet për humbjet: Kriza nga COVID-19 ka prekur edhe vendin tonë

Trusti flet për humbjet: Kriza nga COVID-19 ka prekur edhe vendin tonë

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka reaguar pas humbjeve të mëdha të pensioneve për shkak të koronavirusit.

Në një komunikatë për media, Trusti ka shpjeguar se kriza aktuale globale nga pandemia COVID-19 sikur që ka prekur të gjitha investimet në botë, ka prekur gjithashtu edhe ato në vendin tonë.

Komunikata e plotë nga TRUSTI:

Kriza aktuale globale, nga pandemia COVID-19, ka prekur të gjitha investimet në botë, e natyrisht edhe investimet e Trustit.

•Lajmi kryesor tani është se Trusti ka marrë masa që asnjë kontribuues i moshës, që pensionohet gjatë vitit 2020, nuk do të ndikohet nga rënia e investimeve. Ata pra janë të mbrojtur e imun ndaj çfarëdo lëvizje negative gjatë këtij viti, kur edhe pensionohen.

•Po ashtu, rënia aktuale e investimeve të Trusti (prej rreth 4.5%; kundrejt S&P500, në SHBA, që ra rreth 16% dhe DAX, në Gjermani, që ra rreth 25%) besojmë se është e përkohshme dhe do të rikuperohet gjatë pjesës tjetër të këtij viti (eventualisht) vitin në vijim. Trusti investon në afatgjatë dhe rëniet afatshkrutra, sado të forta, gjithnjë janë rikuperuar.

•Trusti vazhdon të ketë kthim të kënaqshëm pozitiv nga investimet në afatgjatë. Më 6 prill kthimi nga investimet ishte rreth 396 milionë euro prej themelimit.

•Pa panik, shëndeti e jeta mbi të gjitha!