ProCredit Bank dhuron 25 mijë Euro donacion për QKUK me materiale mbrojtëse

ProCredit Bank dhuron 25 mijë Euro donacion për QKUK me materiale mbrojtëse

Banka ProCredit ka dhuruar donacion, në vlerë 25, 000 Euro, materiale mbrojtëse kundër Covid-19 (veshje, maska, dezinfektues, doreza nitrile, termometra dhe materiale tjera të nevojshme) për punëtorët shëndetësor të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të cilët punojnë me pacientë.

Materialet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i QKUK, Dr. Basri Sejdiu, i cili falënderoi bankën për donacionin duke theksuar se ky donacion vjen në kohën më të duhur!