BE asnjë marrëveshje mbi përgjigjen ekonomike për COVID-19
BKT
Ekonomi

BE asnjë marrëveshje mbi përgjigjen ekonomike për COVID-19

Ministrat evropianë të Financave nuk arritën të binin dakord për një përgjigje të përbashkët ekonomike për koronavirusin e ri pas një nate bisedimesh, njoftoi sot presidenti i eurogroupit, Mario Centeno.

Vendet e veriut vazhdojnë të jenë kundër me ato të jugut që kërkojnë përpjekje financiare të pazakonta. 

“Pas 16 orësh diskutimesh, ne jemi afër një marrëveshje, por ne nuk jemi akoma atje. Unë e pezullova eurogrupin, i cili do të vazhdojë sot”, ka shkruar presidenti i eurogroupit, Mario Centeno në rrjetin social Twitter.

Në këtë videokonferencë, që filloi rreth orës 16:30 (14:30 GMT) dhe vazhdoi gjatë gjithë natës pati shumë diskutime në përpjekje për të dale nga bllokimi. 

“Ajo që mund të them është se nuk ka marrëveshje për momentin”, theksoi sot një burim evropian. 


MË SHUME NGA Ekonomi