Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje për kompromis për masat fiskale COVID-19
BKT
Ekonomi

Gjermania dhe Franca bëjnë thirrje për kompromis për masat fiskale COVID-19

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz i kërkon homologëve të tij europianë të punojnë drejt një kompromisi për një paketë masash fiskale për të forcuar ekonominë e Evropës, në mesin e pandemisë koronavirus.

“Në këto orë të vështira Evropa duhet të qëndrojë së bashku. Së bashku me ministrin francez të Financave, Bruno Le Maire, u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të euros që të mos refuzojnë të zgjidhin këto çështje të vështira financiare dhe të lehtësojnë një kompromis të mirë për të gjithë qytetarët”, shkruajti Scholz në Twitter.

Homologu i tij italian Roberto Gualtieri, i cili ka këmbëngulur të përfshijë perspektivën e një mjeti të përbashkët borxhi midis paketës së masave, u bën thirrje homologëve të tij që të shkojnë përpara drejt sfidës së COVID-19.

“Është koha për përgjegjësi të përbashkët, për solidaritet dhe për vendime të guximshme dhe të përbashkëta”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Ekonomi