Kosova duhet të marrë masa urgjente
BKT
Ekonomi

Kosova duhet të marrë masa urgjente

Pandemia me koronavirus do të ndajë epokat para dhe pas tij – Bota do të ketë riroganizim të prodhimit dhe ekonomisë globale.

Kosova duhet të marrë masa urgjente që të ballfaqohet me gjendjen e re të ekonomisë dhe globale. Kështu thotë eksperti Seb Bytyqi, profesor në programin për Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Londrës.
 
Të ardhurat themelore universale për secilin qytetar në Kosovë, pako mbështetëse për familjet në Kosovë, pezullimi i pagesave të kredive, qirave, faturave, investime në industrinë dhe prodhimin vendor, e disa masa tjera lehtësuese, do ta bënin Kosovën të funksiononte në raport me ekonominë globale, e cila tashmë ka hyrë në krizë të madhe. 
 
Në një intervistë për Radio Kosovën, profesor Bytyqi thekson se shumë shtete tashmë kanë ndërmarrë masa për plane afatshkurtëra. Ndërsa qeveria e Kosovës thotë ai, edhe pa qenë shkas pandemia me koronavirus, është e nevojshme të prakitikojë politika të mira për zbutjen e krizës ekonomike, sidomos me ndarjen e të ardhurave universale, ku secili qytetar do të kishte një pagë të garantuar, sado e vogël që do të ishte ajo. 
 
Hyrë Tejeci Murati ka biseduar me prof. Seb Bytyqin, në një lidhje nga Londra.


MË SHUME NGA Ekonomi