Banka e Shqipërisë pezullon shpërndarjen e fitimit nga bankat
BKT
Ekonomi

Banka e Shqipërisë pezullon shpërndarjen e fitimit nga bankat

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat.

“Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe, ku vendi është prekur nga pandemia COVID-19.


MË SHUME NGA Ekonomi