11:15 / 10.04.2020
Banka kroate shet 618,15 milionë euro për të mbështetur Kunën
Banka qendrore e Kroacisë tha se shiti 618.15 milionë euro për bankat lokale, me qëllim për të mbështetur monedhën lokale kuna, në mes të krizës së koronavirusit.
Ndërhyrja është bërë në nivelin 7.608529 kuna për euro, tha në një njoftim banka qendrore, HNB.
Pas ndërhyrjes, kursi i këmbimit standard për ditën e mërkurë ishte caktuar në 7.639410 kuna për euro, në krahasim me 7.632059 kuna për euro që ishte ditën e martë, treguan të dhënat e HNB-së.
Kjo është hera e pestë që HNB-ja ka ndërhyrë në tregun e këmbimit valutor në muajin mars dhe që nga fillimi i vitit 2020, ndërhyrjet janë bërë një pjesë e rregullt e masave të bankës për të mbështetur sektorin financiar dhe për të qetësuar tregun e valutave gjatë krizës së koronavirusit.























