Opec dhe Rusia arrijnë marrëveshje, ulin prodhimin e naftës
OPEC dhe aleatët e saj ranë dakord për të ulur prodhimin e tyre të naftës së papërpunuar me 10 milionë fuçi në ditë (bpd) deri në fund të tremujorit të dytë të 2020.
Vendet e prodhimit të naftës Opec të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe vendet jo Opec të udhëhequra nga Rusia zhvilluan takimin e 9-të të tyre nëpërmjet takimit online (webinar), të enjten pasdite.
Grupi i quajtur OPEC + do të ulë prodhimin e tij të naftës së papërpunuar me 10 milion fuçi në ditë për një periudhë dy-mujore nga 1 maji deri më 30 qershor, sipas deklaratës.
Për gjashtë muajt në vijim, nga 1 korriku deri më 31 dhjetor, ulja e prodhimit do të jetë 8 milion fuçi në ditë. Kjo më pas do të përshtatet në një shkurtim prej 6 milion fuçi në ditë për 16 muaj, nga 1 janari 2021 deri në 30 prill 2022.
Baza fillestare për shkurtimet e prodhimit të naftës do të jetë niveli i prodhimit të naftës së anëtarëve të OPEC + nga tetori i kaluar. Ndërsa marrëveshja aktuale do të jetë e vlefshme deri më 30 prill 2022, zgjatja e saj do të rishikohet në dhjetor 2021.
Anëtarët e OPEC + do të takohen në 10 qershor të këtij viti përmes webinar(samit online) për të përcaktuar nëse ndonjë veprim tjetër nevojitet për të balancuar tregun e naftës.
Çmimet e naftës mbeten të dobëta
Ulja e prodhimit prej 10 milion fuçi në ditë, e cila është shumë më e ulët sesa pritja e tregut prej 15-20 milionë fuçi në ditë, bëri që çmimet e naftës të mbeten të dobëta.
Standardi ndërkombëtar i naftës Brent u ngjit deri në 33.87 dollarë për fuçi gjatë takimit të OPEC + të enjten për të përfunduar ditën në 32.84 dollarë për fuçi. Sidoqoftë, mengjesin e së premtes çmimi për fuci ran në 31.82 dollarë, një rënie prej 3.1%.
Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u ngjit në 26,45 dollarë për fuçi gjatë tregtimit të së enjtes për ta mbyllur në 25.09 dollarë për fuci. Mengjesin e sotëm një fuci u tregtua për 23.21 dollarë, një humbje prej 7.5%.
Anëtarët e OPEC + nuk arritën të bien dakord më 6 mars në kryeqytetin austriak Vjenë për të arritur një marrëveshje për shkurtimin e prodhimit të naftës, për të mbështetur çmimet e naftës kundër ndikimit negativ të koronavirusit.
Me kërkesën e dobët globale të naftës dhe një tepri të furnizimit në të gjithë botën, çmimet e naftës më 30 mars arritën nivelin e tyre më të ulët që nga viti 2002./CNBC























