Edhe ndërtimtaria është prekur nga situata me virusin Korona
Situata me COVID-19 ka shqetësuar jo pak komunitetin e biznesit. Ndër ta edhe sektorin e ndërtimtarisë.
Ndër shqëtesimet e tyre janë mungesa e furnizimit, numri i reduktuar i punëtoreve, vështirësit financiare etj. Ky komunitet kërkon ndihmë nga insitucionet qendrore që tu u lehtësohet puna në këtë kohe pandemie.
Edhe ndërtimtaria nuk i ka shpëtuar situatës së pandemisë globale, Covid-19.
Në një pozitë të vështirë padyshim gjendet edhe një nga kompanitë ndërtimore në vend.
Ndonëse puna nuk është ndalur, megjithatë pronari i saj thotë së po punojnë më kapacitete të reduktuara dhe më kujdes.
“Kryesisht ka pasur ndikim në shitje të banesave, ka ra interesimi edhe ka ndiku te pjesa e ndërtimit ku është krijuar një atmosferë jo e mirë e kendshme e punës ku për momentin 80% kapaciteteve të punës i kemi reduktu”, tha për RTK Qemajl Pozhegu, Pronar “Pozhegu Brothers”.
Së ky sektor është mjaft i prekur dhe se ka pësuar dëme, e thotë edhe Durim Ukaj, ekspert i ndërtimtarisë.
Kurse Durim Ukaj, Ekspert i Ndërtimtarisë, tha për RTK se kjo kohë pandemie ka prekur të gjitha ekonomitë globale, duke filluar nga ekonomitë më të vogla e deri në ato tregjet botërore.
"Ku vërehet se kompanit e mëdha pasuan rënje enorme të aksioneve si dhe zinxhiri ekonomik i sektorit të ndërtimit. Është i lidhur drejtpërdrejtë me investimet e huaja në vendin tonë ku shohim një zbehje të uljeve të investimeve në këtë drejtim. Pra, ne e dimë që sektori i ndërtimit varet 80% nga këta investitorët jo rezidente andaj efektet e kësaj krize do të ndjehen muajt në vijim... Andaj duke parë edhe gjendjen e mbylljes së kufijve ju pamundëson arritjen e investitoreve privat në vend”, tha ai.
E dëmet në këtë sektor tashmë konsiderohen mjaft të mëdha, por që pritet të përllogariten.
Jahir Morina, përfaqësues i shoqatës së ndërtuesve të Kosovës, tha se dëmet janë shumë të mëdha, përfshirja do të jetë.Edhe pse nuk është në fazën e parë do të jetë në fazën tjetër sepse është e pashmangshme sepse ligji është i barabartë për të gjithë.
"Dhe ne jemi duke pergatitë dhe mendoj që shumë shpejtë do ta parqesim si draft ose rezulut ndaj Qeverisë për të githa të hyrat, dëmet, pagesat, punëtorët ,qiratë etj", tha ai.
Konsiderohet se në Kosovë janë mbi 100 mijë punëtorë që janë të lidhur më sektorin e ndërtimit si dhe mbi 200 kompani investuese në këtë fushë.
Valjeta SHALA, RTK























