Panxha: Të mos ndalet prodhimi vendor
BKT
Ekonomi

Panxha: Të mos ndalet prodhimi vendor

RTKlive

Drejtori i ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha , ka deklaruar se në këtë kohë dihet të mos ndalet prodhimi vendor.

"Kemi prodlem me karantinat, ende nuk ka një qartësi të mirë. Bizneset do të funksiojnë pasi që ato prodhojnë produkte cilësore. Ne i ftojmë qytetarët e Kosovës të bldjnë produkte cilësoew", tha ai sot në emisionin e mëngjesit `​Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Panxha ka folur edhe fushatën "Made in Kosova", qe ka filluar në diasporë.

"Rrjeti i pare i Bizneseve shqipetare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Organizata GERMIN, së bashku me Fondacionin Global Shqiptar, organizojnë fushatën për mbledhjen e fondeve për  t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë, të prekura nga COVID-19, duke iu mundësuar nga një pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës. Kjo fushatë ka për qëllim edhe mbështetjen e prodhuesve vendorë, duke qenë  se të gjitha produktet e pakove të ndihmave do të jenë MADE IN KOSOVA. Nga kjo fushatë do të ndihmohen familjet në nevojë nëpër komunat e Kosovës të cilat janë të karantinuara dhe në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19", tha ai.

Panxha ka ftuar të gjithë nëse janë në gjendje të kontribuoj në këtë fushatë, këtë mund ta bëni duke dhuruar mjete. 'Çfarëdo shumë që ju dhuroni nuk është shumë e vogël. Çdo cent vlenë! Kosto e pakos për një familje është 26,00 Euro. Distribuimi i pakove do të bëhet deri te pragu i secilës familje', tha aj.


MË SHUME NGA Ekonomi