Rritja globale do të kthehet ashpër në mënyrë negative në vitin 2020
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret "ndikimin ekonomik" më të keq që nga "Depresioni i Madh" për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19)
"Tashmë është e qartë, rritja globale do të kthehet ashpër në mënyrë negative në vitin 2020, siç do të shihni Pasqyrën Ekonomike Botërore javën e ardhshme", tha drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva.
Georgieva tha se pandemia e koronavirusit ka shkatërruar rendin shoqëror dhe ekonomik me shpejtësinë e rrufesë, duke shkaktuar humbjen tragjike të jetës dhe një bllokim global.
Ajo njoftoi se takimet vjetore të pranverës, që do të mbahen javën e ardhshme me 189 anëtarët e kësaj organizate ndërkombëtare do të përqendrohen në këtë çështje.
Georgieva po ashtu theksoi se përderisa pritjet e rritjes globale ishin pozitive vetëm tre muaj më parë, ato që atëherë janë kthyer në një skenar negativ.























