Si po i ndihmon Europa kompanitë dhe punëtorët
BKT
Ekonomi

Si po i ndihmon Europa kompanitë dhe punëtorët

Një numër gjithnjë në rritje i punëtorëve që shfaqin simptomat e koronavirusit po përballen me një zgjedhje të vështirë: të izolohen dhe të humbin të ardhurat apo të vazhdojnë të punojnë. Teksa kriza e COVID-19 thellohet, vende si Irlanda, Gjermania dhe Danimarka po ndërmarrin masa urgjente ndihme, shkruan Forumi Ekonomik Global.

Megjithëse shumë punonjës përfitojnë pagë të plotë kur janë të sëmurë, për punëtorët në të ashtuquajturën “ekonomi gig”, situata mund të jetë më e ndërlikuar. Njerëzit me kontrata afatshkurtra ose të pavarura, mund të mos kenë të drejtë të përfitojnë automatikisht nga paga, në rast sëmundjesh nëse vetizolohen, ose mund të marrin vetëm pagesa të pjesshme, më pak se paga  e zakonshme.

Kjo situatë – nevoja ekonomike që i detyron njerëzit me simptoma të virusit të shkojnë në punë në vend që të ndjekin këshillat mjekësore për të qëndruar në shtëpi – mund të pengojë përpjekjet për të ndalur përhapjen e COVID-19 nëpërmjet distancës sociale, e cila zvogëlon kontaktin midis njerëzve, duke shmangur rritjen e numrit të pacientëve.

Ulja e pikut të sëmundjes mund të pakësojë numrin e përgjithshëm të rasteve dhe të zvogëlojë presionin mbi burimet e shërbimit shëndetësor, të cilat mund të mos e përballojnë dot një numër të lartë njerëzish që sëmuren në të njëjtën kohë.


MË SHUME NGA Ekonomi