10:38 / 13.04.2020
Kroacia ka nevojë për 10 mlrd dollarë, që të rimëkëmbet
Kroacia do të ketë nevojë për rreth 10 mlrd dollarë gjatë disa muajve në vijim, që të financojë masat për luftimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, bëri të ditur Ministri serb i Financave Zdravko Mariç.
Qeveria tashmë ka marrë disa masa në përkrahje të ekonomisë, përfshi këtu heqjen e taksave tatimore, ose shtyrjen e tyre. Shteti do të paguajë gjithashtu një pjesë të pagave të punonjësve që janë në gjendje më të vështirësuar për shkak të krizës. Po mendohet edhe për pakësimin e pagave në sektorin publik.























